Kaloni te përmbajtja kryesore

Putini dhe Lukashenko të premten takohen në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet të premten në Moskë me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, raporton agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.
Sipas Belta, Lukashenko dhe Putin do të diskutojnë çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit të Shtetit Union të Rusisë dhe Bjellorusisë, bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve, si dhe situatën në rajon dhe Ukrainë, transmeton rtv21.tv.
Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe po përdoret si një pikë nisjeje për trupat ruse në Ukrainë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button