Kaloni te përmbajtja kryesore

​Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit në Azerbajxhan

Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë ka pranuar se rrëzimi i një avioni të kompanisë ”Azerbaijani Airlines”, dhjetorin e kaluar, u shkaktua nga gabimet e mbrojtjes ajrore ruse dhe premtoi kompensim.

“Sigurisht, në raste të tilla tragjike, Rusia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme në lidhje me kompensimin dhe do të ketë një vlerësim ligjor të veprimeve të të gjithë atyre që janë përgjegjës”, tha Putin në një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rrëzimi i avionit në Kazakistan vrau 38 persona, ndërsa 29 mbijetuan në vendin e rrëzimit, pranë qytetit Aktau – Kazakistan.

Sipas deklaratave të Kremlinit, Putin tha se ‘’hetimi kishte arritur në përfundimin se dy faktorë çuan në aksident, prania e një droni ukrainas në ajër dhe një mosfunksionim teknik në sistemin e mbrojtjes raketore të Rusisë’’.

”Dy raketa shpërthyen pranë avionit, por pa një goditje të drejtpërdrejtë”, tha Putin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button