Kaloni te përmbajtja kryesore

Putin humbet të gjitha pozicionet e tij në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe oligarku Arkady Rotenberg janë shkarkuar nga të gjitha pozitat e tyre në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.
Kështu ka bërë të ditur organi drejtues i sportit në një deklaratë dje.
Vendimi vjen pasi njoftoi se kishte pezulluar rolin e Putinit si president nderi muajin e kaluar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.
”Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton se Vladimir Putin dhe Arkady Rotenberg janë larguar nga të gjitha pozicionet e mbajtura në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në deklaratën.
IJF është një sërë organesh qeverisëse që i kanë hequr Putinit titujt e nderit sportiv që nga shpërthimi i luftës.
Taekwondo Botërore i hoqi Putinit nga rripi i zi i nderit i dhënë në nëntor 2013, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) tërhoqi Urdhrin e FINA-s që i ishte dhënë më parë presidentit rus në tetor 2014.
Rotenberg, ndërkohë, kishte qenë anëtar i komitetit ekzekutiv të IJF-së si menaxher zhvillimi që nga viti 2013./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button