Protestojnë banorët e disa fshatrave të Prishtinës, duan transport publik
Banorët e fshatrave Gllogovicë, Dabishefc, Hajkobillë , Krilevë, Marevc protestuan para Komunës së Prishtinës, lidhur më mungesën e Transport Publik.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu i takoi protestuesit dhe ju premtoi që brenda 10 ditëve Komuna e Prishtinës do ua zgjedhë problemin e transportit publik banorëve të fshatrave Gllogovicë, Dabishefc, Hajkobillë, Krilevë Marevc, ku dhe u caktua një takim për diskutim më përfaqësuesit e këtyre fshatrave neser në orën 9:00./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?