Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestë në Prishtinë në mbështetje të popullit të Gazës

Në Prishtinë sot u mbajt një protestë paqësore për të shprehur solidaritet me civilët në Rripin e Gazës.

Protesta, në të cilën morën pjesë qytetarë pas thirrjeve në rrjetet sociale, u zhvillua përpara Ministrisë së Kulturës në Sheshin Nëna Terezë.

Protestuesit mbanin flamuj të Palestinës dhe thirrën slogane në mbështetje të popullit palestinez.

“Në Gazë s’ka jetë por ne kemi zë”, ishte njëri nga sloganet që u pa në protestë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button