Kaloni te përmbajtja kryesore

Protesta e NJSI-së, Sveçla: Të ardhurat mujore i kanë mbi 2.200 euro

Për protestën e Njësisë Speciale të Kosovës sot, të cilët kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa të rrezikshmërisë më të larta, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një postim në Facebook Sveçla ka shkruar se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro.

“Teksa për dallim nga kohërat e mëhershme, kur kompensimet për angazhimet shtesë nuk janë zbatuar fare, ne kemi kompensuar ato pa vonesa. Të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro”, ka thënë ai.

Ai ka shkruar se Kosova është vend i varfër dhe me buxhetin më të vogël në Evropë, duke shtuar se Republika është e themeluar mbi sakrificën e luftës për liri, me akte heroike dhe humbje në njerëz

Tutje Sveçla ka thënë se nga marrja e mandatit, deri në votimin e buxhetit për vitin 2024, ka pasur rritje për mbi 30% në buxhetin total të Policisë, përderisa, në investimet kapitale kemi rritje për 300%./21Media 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button