Kaloni te përmbajtja kryesore

Propozohet ndryshim i Kodit Penal/ Dënim me burg për vozitje mbi 70km në orë nga e lejuara

Janë duke u përgatitur ndryshime të reja të Kodit Penal në Maqedoninë e Veriut. Nëse vozisni 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, automatikisht do t’u shqiptohet masa – burg prej 3 vjetëve.
Ky është vetëm një nga propozimet për dënime më të ashpra për shoferët.
Me të njëjtën masë do të përballen edhe vozitësit që parakalojnë në linjë të plotë, vozisin në korsinë e kundërt, ngasin nën ndikimin e alkoolit, drogës ose nëse nuk i respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, shkruan TV21./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button