Kaloni te përmbajtja kryesore

Programi i Dulës në Rahovec: Bujqësi, agroturizëm dhe digjitalizim i komunës

Kandidati i LVV-së për kryetar të Rahovecit, Ali Dula, duke prezantuar programin qeverisës për zgjedhjet komunale në debatin zgjedhor në RTV21, fillimisht pati kritika për qeverisjen e deritashme.

Sipas tij ka probleme në bujqësi, arsim të politizuar dhe largim të të rinjve.

“Programi ynë është jashtëzakonisht i ndërtuar në formë të kërkesave që ka qytetari i Rahovecit. E kemi një bujqësi të organizuar, sepse në këtë rast e kemi pasur gjithmonë ekstenzive e jo intensive, ka qenë një lloj mbijetese, por ne do ta shndërrojmë atë në një potencial dhe zhvillim ekonomik të bujqësisë me subvencione, me grante, do t’i qëndrojmë gjithmonë afër bujkut, do ta respektojmë djersën e bujkut. Pastaj agroturizmi, Rahovecin do ta fusim në hartën e trashëgimisë kulturore, sepse kemi pasur raste kur trashëgimia kulturore ka qenë anash nga një pakujdesi. P.sh. Rahoveci njihet si një qytet që ka mbi 15 kroje brenda qytetit, të gjitha këto dikur kanë qenë të mbuluara me karriga dhe tërësisht janë lënë anash. Pastaj kemi investime në infrastrukturë të barabartë, pa shikuar ku kemi vota. Shëndetësia, duke krijuar më së pari strukturë kadrovike”, tha ai.

Dula premtoi arsim të depolitizuar dhe mësim gjithëditor.

“Do të kemi një ndërmarrje komunale ku do të ndërtojmë një kuzhinë popullore, ku shujtat do të merren falas nga nxënësit”, u shpreh ai.

Tha se gratë dhe vajzat do të përfshihen në të gjitha politikat lokale.
“Sporti dhe arti, jo si luks, por si emancipim shoqëror”, tha Dula.

Ai tha se do ta bëjnë zhvillimin digjital të komunës./2Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button