Kaloni te përmbajtja kryesore

Pritje e kolona në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas kësaj qendre, pritjet tek pika kufitare e Dheut të Bardhë dhe Merdarës për të dalë nga Kosova shkojnë deri në dy orë. Ndërsa kolonat janë të gjata deri në 1000 metra.

Në pikat tjera kufitare, atë të Jarinjës dhe Mutivodës janë regjistruar pritje 40-60 minutëshe për të dalë nga Kosova.

Situatë më e mirë raportohet në të gjitha pikat tjera me pritje nga 5 deri në 15 minuta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button