Pritet të rinisë lundrimi i trageteve në portin e Durrësit

Në portin e Durrësit sonte pritet të rinisë lundrimi i trageteve, i cili ka qenë i pezulluar deri më tani për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, me rënien e forcës së erës dhe dallgëzimit pritet të fillojë lundrimi normal sërish
Trageti GMV do të niset sonte në orën 23:00, ndërsa nga Bari do të fillojë lundrimi drejt Durrësit nga tri tragete që ishin të bllokuar atje pas përkeqësimit të motit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?