Kaloni te përmbajtja kryesore

Prishtinë, vdiq 29-vjeçari që u gjet i shtrirë në tokë

Një person i cili ishte gjetur i shtrirë në tokë në lagjen “Emshir” në Prishtinë ka vdekur.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se viktima është 29-vjeçar dhe se vdekja është konstatuar nga mjekët emergjentë.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (i shtrirë në rrugë), në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 29 vjeç”- ka thënë ai.

Sipas tij, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./kallxo

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button