Prishtinë: Një person godet me veturë zyrtaren policore përderisa po tentonte të ikte

Një burrë në Veternik të Prishtinës është arrestuar, pasi që i njëjti ka goditur me veturë zyrtaren policore, përderisa policia po tentonte ta ndalonte atë.
“Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore. Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkohë, zyrtarja policore është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, pasi ka pësuar lëndime të rënda dhe thyerje të këmbës.
Rasti është duke u hetuar. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?