Kaloni te përmbajtja kryesore

Prishtina eliminon taksën 150 euroshe në transaksion të pronës

Prishtina ka eliminuar taksën në transaksion të pronës . Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.

“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se kjo përbën një lehtësim për qytetarët e Prishtinës.

“Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative.”, ka përfunduar Rama./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button