Presidentja Osmani viziton Gjakovën pas vërshimeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Gjakovë. Kjo vizitë erdhi pas vërshimeve që kanë prekur këtë komunë.
Gjatë vizitës së saj, Osmani do të takohet me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për të diskutuar situatën aktuale, ndërsa më pas pritet të vizitojë edhe Shtabin Emergjent, raporton KosovaPress.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?