Presidenti i linjës ajrore më ndotëse në Europë u godit në fytyrë me një ëmbëlsirë

Presidenti i kompanisë ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary është goditur në fytyrë me një tortë kremi ndërsa përgatitej për të dorëzuar një peticion në Komisionin Europian në Bruksel.
Njëra prej vajzave që hodhi kremin në fytyrën e Michael O’Leary u dëgjua duke thënë “Mirë se erdhe në Belgjikë!” duke shtuar “Ndaloni ndotjen e avionëve tuaj të ndyrë”.
O’Leary reagoi i qetë dhe duke qeshur teksa tha se kurrë nuk kishte pasur “një pritje kaq të ngrohtë”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?