Premtimet e Thaçit për ambientin në Obiliq

(Lajm i përditësuar)
Kandidati i LVV-së, Halil Thaçi për kryetar të Obiliqit tregoi planin e tij për ambientin për këtë komunë.
“Ndërtimi i impiantit për ujëra të zeza në Obiliq dhe Milloshevë, në fakt në komunën e Obiliqit nuk ka asnjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimi i oazës së gjelbërt mes qytetit dhe dislokimi i stacionit të policisë, mbjellja e drunjve, në fakt nëse ka diçka që ka dështuar në Obiliq në këtë 25 vjeçar është mbjellja e drunjve”, tha ai.
Më tej ai shtoi se kanë në plan pyllëzimin e Qyqavicës dhe malit të Kozaricës.
“Mirëpo mbi të gjitha për ambientin ne e kemi edhe KEK-un që e ka në projekt rrethin e gjelbërt”.
Thaçi i VV-së synon realizimin e 105 premtimeve për Obiliqin
Kandidati i LVV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, në debatin zgjedhor në RTV21 tha se kanë në plan të realizojnë 105 premtime.
Ai adresoi kritika për qeverisjen lokale të Obiliqit.
“Platforma jonë do të orientohet në shtyllat kryesore që janë shëndetësia, arsimi, bujqësia, ambienti dhe sigurisht infrastruktura. Këto janë shtyllat kryesore me të cilat po garojmë”, tha Thaçi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?