Kaloni te përmbajtja kryesore

Prattipati viziton veriun, i kujton Qeverisë një përgjegjësi

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati zhvilloi sot një vizitë në veri të Kosovës, duke u takuar me liderët e shoqërisë civile, përfaqësues politik dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në një postim të ambasadës, thuhet se ajo përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane se stabiliteti dhe siguria është kyçe.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në postim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button