Kaloni te përmbajtja kryesore

Posta dhe dogana diskutojnë me ekspertë francez për parandalimin e dërgesave të rrezikshme

Në Qendrën Tranzite Postare dhe në Doganën e Kosovës, kanë pritur ekspertët e Doganës Franceze, në kuadër të bashkëpunimit me UNODC.

Në komunikatë thuhet se ekspertët e Doganës Franceze, shkëmbyen përvojat me kolegët kosovarë pas trajnimeve të tyre në kuadër të Projektit Hermes, të financuar nga Zyra e Krimeve dhe Drogave të UNODC-së, për parandalimin dhe zbulimin e mallrave të rrezikshme dhe substancave të drogave, përmes dërgesave postare.

“Falënderojmë përfaqësuesit e Zyrës së UNODC-së dhe ekspertët francez për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre me Postën e Kosovës në tema specifike që lidhen me proceset e biznesit, pajisjet dhe trajnimin e personelit në ngritjen e kapaciteteve për shërbime postare nga përvojat Evropiane”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button