Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia thotë se një veturë e dyshuar e xhandarmërisë serbe ka shkelur vijën ndarëse kufitare në Merdar

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe me një veturë të tipit “Land-Rover” kanë shkelur vijën ndarëse kufitare në Merdar, “që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në”.

Siç ka njoftuar Policia, dyshohet se këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.

“Më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe. Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia iu ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për ruajtjen e stabilitetit dhe të respektimit të marrëveshjeve për menaxhim të integruar kufitar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button