Policia sekuestron në Merdarë 75 mijë euro të padeklaruara

Policia e Kosovës ka sekuestruar 75 mijë euro në pikëkalimin kufitar në Merdarë pasi që ishin të padeklaruara.
“Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7”, me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se mjetet i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme.
“Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.”, përfundon njoftimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?