Policia sekuestron armë dhe substancë narkotike në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Policia në Ferizaj, në kuadër të një plani operativ për sigurika njoftuar se sot rreth orës 15:30, në një shtëpi të braktisur në rrugën “Behxhet Sojeva” në Ferizaj kanë gjetur armë dhe substancë narkotike.
“Gjatë kontrollit janë sekuestruar: Një pistoletë; Një thikë; 4 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje kanë dalë njësia e krimteknikës dhe ajo e narkotikëve, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Policia Rajonale Ferizajt thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke informuar policinë për çdo veprimtari të kundërligjshme .
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?