Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia sekuestrohen dy armë zjarri, një thikë dhe substanca narkotike në Prishtinë

Pas marrjes së informatave në rrugë operative, se në lagjen “Kodra e trimave” në Prishtinë, një person i dyshuar posedon armë,  Njësitet e Stacionit Policor Veriu Prishtinë me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur  dhe sekuestruar: një armë të gjatë AK -47, një armë të tipit Zoraki, një thikë, dy karikatorë, 9 fishekë si dhe një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, dyshohet të llojit marihuana.

Sipas policisë personi i dyshuar S. C, (mashkull), 48 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprat: Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe posedim i  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe kanosje, pasi që i dyshuari gjatë kohës që po kryhej kontrolli ka kanozur njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në njoftim.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button