Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia për rastin te Stacioni i Autobusëve: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë – alarm i rrejshëm

(Lajm i përditësuar)


Policia për rastin te Stacioni i Autobusëve: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë – alarm i rrejshëm

Alarmi për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rrejshëm.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana shtoi se hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimit lidhur me zbardhjet e këtij rasti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, tha Pllana./21Media


Pas alarmit për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve, qytetarët hynë brenda

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku më herët u raportua për një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes, situata tashmë duket se është qetësuar.

Ekipi i RTV21 raporton nga vendi i ngjarjes se qytetarët kanë filluar të hynë në të.

Kurse, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dalë me raport zyrtarë.


Sërish alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, policia rrethon zonën

Policia e Kosovës ka marrë sërish një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, duke rrethuar zonën.

Zëdhënësi i Policisë për kryqytetin, Enis Pllana për portalin rtv21.tv ka thënë se në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët dhe se njësitet përkatëse janë duke u marrë më rastin.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button