Policia për rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur dje në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë.
Policia shton se viktimat janë therë me thikë nga dy persona të tjerë, të cilët pas rastit janë larguar nga vendngjarja.
‘’Komoran, Gllogoc 06.07.2026-19:02. Raportohet se tri viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, thuhet në raport.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?