Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia në kërkim të pesë personave të dyshuar për kultivim të drogës

Policia më 4 tetor ka shpallur në kërkim pesë persona, shtetas të Shqipërisë. Këtë të hënë Policia e Kosovës u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve të ndihmojnë në kapjen e tyre.

Siç thuhet në njoftim, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Personat e shpallur në kërkim janë: Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë. Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë. Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.Albano Saliu i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë

Policia ka kërkuar nga qytetarët që për informata lidhur me personat në kërkim mund të njoftoni në: stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues: Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit: [email protected]./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button