Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia kufitare gjen drogë, ishte fshehur te motori i automjetit

Policia kufitare në Vërmicë mbrëmë ka gjetur drogë, e cila ishte e fshehur te motori i një automjeti. I dyshuari Y.S., është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia sot ka informuar se mbëmë rreth orës 21:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë dhe pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë.
Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, siç është informuar, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1 kg) substancë e dyshuar, si marihuanë, e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet te njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren.”, ka informuar policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button