Policia kryen bastisje në një lokacion në Leposaviq, konfiskohen 3 vetura

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një depo afër stacionit.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani për portalin rtv21tv ka thënë se gjatë këtij aksioni nuk janë gjetur armë, teksa shtoi se janë konfiskuar tri vetura.
“Policia ka zhvilluar bastisje për dyshimet lidhur me armë, nuk janë gjetë armë. I kemi konfisku 3 vetura pronë e komunës se Leposaviqi, në një lokacion afër stacionit të policisë”, tha Elshani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?