Policia konfiskon një “tromblon” dhe disa karikatorë të mbushur

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një kontroll në një bodrum në një objekt në veri të vendit.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë, Veton Elshani, i cili tha se është gjetur një tromblon dhe disa karikatorë të mbushur.
“Në bazë të një informacioni, kemi kryer një kontroll në një bodrum ku kemi gjetur një tromblon, disa karikatorë të mbushur”, tha Elshani.
Tutje, ai tha se në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?