Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia konfiskon një armë zjarri në Skenderaj

Policia e Kosovës sot në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me tetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. B., (58), shtetas i Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button