Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia kërkon ndihmë për Arianita Gajtanin, e zhdukur nga dhjetori

Policia e Kosovës u ka kërkuar ndihmë qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit, e zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur.
Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan”.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj”.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”.

Ata që kanë ndonjë informacion mund të lajmërohen në numrin 192.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button