Kaloni te përmbajtja kryesore

​Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e këtij personi

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në vjedhje.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e tij dhe bëjnë thirrje që çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit të raportohet tek policia.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje””, njofton policia.

Qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected]

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button