Policia jep detaje për plagosjen në Drenovc të Prishtinës

Një person është plagosur sot me armë zjarri rreth orës 15:00 në Drenovc të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për kp se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar L.B., i cili është identifikuar, si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?