Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia i gjen marihuanë në shtëpi qytetarit nga Prishtina

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për posedim të substancave narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, të enjten rreth orës 14:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti është takuar duke konsumuar substanca të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 22 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button