Policia gjobitë dy kundërvajtës për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan ka gjobitur dy kundërvajtës me 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ku thuhet se dy kundërvajtës në dy raste të ndryshme gjatë drejtimit të automjeteve në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë shihen duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bien ndeshë me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
“Për secilin veç e veç, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të jetëve motorike në afat prej tre (3) muaj. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?