Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia gjen të miturën që ishte zhdukur dy javë më parë

 
Policia e Kosovës ka gjetur një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur dy javë më parë.
Përmes një komunikate, Policia ka njoftuar se pas një pune intensive e mitura është gjetur sot rreth orës 14:30 në qytetin e Ferizajt.
“Me datën 17 qershor 2021, prindi i një vajze të mitur kishte informuar policinë në Prizren se vajza e tij, e lindur ne vitin 2005, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Policia në Prizren në bazë të deklaratës së prindit, kishte iniciuar rastin për zhdukje të personit dhe menjëherë ka filluar hetimet dhe hulumtimet për gjetjen e vajzës së mitur. Gjatë zhvillimit të hetimeve përmes rrugëve operative, Sektori i Hetimeve Rajonale, pas një pune intensive ne teren sot është arritur te gjendet e mitura , rreth orës 14:30 ne qytetin e Ferizajt”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Tutje, ata kanë njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për të Mitur dhe e mitura është dërguar për strehim institucional të përkohshëm, me çka u pajtuan edhe prindërit e saj.
“Viktima ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me ketë rast hetuesit rajonal do t’i vazhdojnë hetime në lidhje me ketë rast. Të gjitha veprimet do të jenë të koordinuara me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në komunikatë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button