Policia flet për aksionin në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv ‘Sezoni veror 2025’

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një aksion po zhvillohet në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë qytet.
U raportua se aksioni po zhvillohet në disa lagje të mëdha të qytetit, përfshirë edhe lagjen “Ortakoll”.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për portalin rtv21.tv se operacioni bëhet në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”.
“Deri më tani nuk ka diçka të veçantë, Policia është e angazhuar në planin operativ “Sezoni veror 2025”, tha Bytyqi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?