Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia: Festimet për vitin e ri kaluan pa incidente serioze

Ndërrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht i qetë dhe nuk është raportuar asnjë rast apo incident madhor, me pasoja fatale., kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit për media, thuhet se megjithatë në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

“Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot moteve, ka kaluar kryesisht i qetë, nuk është raportuar ndonjë rast apo incident madhor, me pasoja fatale, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore, dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se një rast që mund të veçohet është në Prishtinë, ku një plumb bredhës ka goditur një qytetare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button