Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia e Kosovës vendos kamera në afërsi të urës së Ibrit

Policia e Kosovës është duke vendosur dhjetë kamera në afërsi të Urës së Ibrit për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.

Këtë për rtv21.tv e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

”Sipas ligjit në fuqi, Policia e Kosovës është institucioni që mbikqyr me kamera vendet publike dhe në kuadër të parandalimit dhe luftimit të krimit, ne jemi duke vendos kamera. Kjo do të ndikoj në parandalim të kundërvajtjeve apo veprave kriminale e në rast se ato ndodhin atëhere bëhet më e lehtë ndriqimi i tyre”, tha Elshani.

Ai tha se vendosja e kamerave është bërë edhe te “Tre Rrokaqiejtë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button