Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në veri

Policia e Kosovës sot ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në veri.
Dhurata janë dhënë për të gjithë fëmijët, pa dallim, të cilët janë parë nëpër sheshe e rrugë.
“Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri. Policia Rajonale Mitrovicë Veri uron të gjithë fëmijët për festat e fund vitit, që ata të rriten me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar përherë.”, është thënë në njoftimin e Policisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?