Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia e Kosovës sekuestron 10 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.

Sipas njoftimit, policia ka hasur dhe sekuestruar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 10 kg, armë zjarri, tre telefona dhe një automjete.

Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

“Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera: – Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram; – Katër fishekë; – Dy peshore elektronike; – Dy kuti me pajisje për pastrim të armëve; – Një foli plastike; si dhe – Të holla 3965 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button