Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 64 arkave dhe 40 shisheve pije alkoolike nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin e 64 arkave dhe 40 shisheve alkoolike në hyrje të fshatit Pasjan nga Serbia, në dy raste të ndara.

“Me datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I. Gjatë kontrollit tek vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka x 20 shishe pije alkoolike, kurse tek vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka x 20 shishe pije alkoolike”, ka njoftuar policia nëpërmjet një komunikate.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor.

Ndalimi i mallrave u bë në kuadër të planit operacional të Task Forcës, në zonën kufitare ‘Lindje’. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button