Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia dhe Dogana e Kosovës identifikojnë sasi të substancës narkotike në Vërmicë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë identifikuar substancë narkotike, e dyshuar si kokainë, në sasi prej tetë gramë. Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë derisa kanë ndaluar një veturë me targa të huaja.

Bëhet e ditur se ngasësi i mjetit ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është bërë në Shqipëri.

“Gjatë kontrollit të mjetit të lartcekur në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, substancë e dyshuar e llojit kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh. Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa pasaporta e tij është sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button