Kaloni te përmbajtja kryesore

Podujevë, një logoped dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj një paciente të mitur

Një mjek logoped në Podujevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një pacienteje të mitur, duke e kapur për flokë.

Ankesa në polici u bë nga nëna e së miturës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh)  nga logopedi,  i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti ndodhi mesditën e së shtunës. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button