Kaloni te përmbajtja kryesore

Po luanin futboll në rrugë, rrufeja vret 10 fëmijë

Një tragjedi është shënuar në qyteti Arua në Uganda

Dhjetë fëmijë midis moshës 13 dhe 15 vjeç, humbën jetën pasi u goditën nga rrufeja teksa luanin futboll në rrugë. Djemtë ishin strehuar në një kasolle për t’i shpëtuar shiut të rëndë, por humbën jetën më pas si pasojë e shkarkimit elektrik. Nëntë prej tyre u vranë menjëherë, ndërsa një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë tre të mbijetuar janë duke marrë trajtim mjekësor në një institucion rajonal.

Ky është incidenti më i keq në vend që nga viti 2011, kur 18 fëmijë u vranë në një shkollë në rajonin veriperëndimor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button