Platforma X pëson ndërprerje

Platforma X në pronësi të Elon Musk pësoi një ndërprerje të madhe me përdoruesit në shumë vende botërore, ku përdoruesit raportuan vështirësi në qasje.
Shumë përdorues, duke u përpjekur të përdorin platformën e mikroblogimit, hasën në një njoftim ku shkruhej: “Nuk mund të merren postimet në këtë moment. Ju lutemi provoni përsëri më vonë,” sipas Downdetector.com, një mjet për gjurmimin e performancës së faqes në internet.
Probleme me X raportuan mbi 2 mijë përdorues në Indi. Nga këto, 45 për qind u përballën me probleme me hyrjen, 39 për qind kishin probleme me aplikacionin dhe 16 për qind raportuan probleme me faqen e internetit.
Numri i përdoruesve që ankoheshin për problemet arriti kulmin në orën 18:18 me 2 mijë e 151 përdorues që raportuan probleme. Ndërprerja përfundoi më vonë. Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada gjithashtu raportuan probleme. Probleme të tilla kishte edhe në Kosovë, raporton kp
Rreth 26 mijë përdorues raportuan probleme me platformën të shtunën në mbrëmje në Shtetet e Bashkuara. Nga këto, 68 për qind u përballën me probleme me hyrjen, 24 për qind kishin probleme me aplikacionin dhe tetë për qind raportuan probleme me faqen e internetit.
Mjeti i gjurmimit të faqes në internet tregoi se në Kanada, mbi 2 mijë e 230 përdorues raportuan probleme me platformën të shtunën në mbrëmje.
Kujtojmë, më 10 mars 2025, një ndërprerje e madhe goditi X me mijëra përdorues në mbarë botën që raportuan probleme.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?