Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagosja në Prizren, vetdorëzohen në Polici tre anëtarët e familjes Likaj

Tre te dyshuar për plagosjen që ka ndodhur të mërkurën e kaluar në Prizren janë vetë dorëzuar në polici, njoftoi policia.
Sipas njoftimit ata janë ndaluar për 48 orë.

Personat e dyshuar, të cilëve dje iu ishin publikuar fotografitë nga Policia e Kosovës, janë:

1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një revole prodhim jugosllav “Cervena Zastava”, cal 9 mm dhe një karikator pa fishekë, për të cilën dyshohet se është përdorur.

“Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore. Rasti është nen hetime!”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button