Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi shkaku i mosmarrëveshjes për parking

Një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Pejë.

“Betimi për Drejtësi” mëson se i dyshuari është B.K., 28-vjeçar, i cili është ndaluar për 48 orë.

I pandehuri dyshohet se kishte në posedim dy armë, njërën prej tyre me leje. Në vendin e ngjarjes se u gjetën nëntë gëzhoja.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button