Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Ulpianë

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen Ulpiana, rreth orës 22:00.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë Borovci./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button