Plagoset në këmbë një qytetar i Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është qëlluar në këmbë me armë zjarri, nga dy persona të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, të shtunën në orën 23:15.
Viktima mashkull kosovar është trajtuar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?