Kaloni te përmbajtja kryesore

Fitorja që mban shpresat gjallë, Shqipëria triumfon ndaj Andorrës

(Lajm i përditësuar)​

Ndeshja mes kombëtares së Andorrës dhe Shqipërisë në futboll është mbyllur me fitoren e kuqezinjve 1-0, falë golit të Kristian Asllanit në minutën e 67-të.

Skuadra e drejtuar nga Sylvinho pati mundësi të shënojë edhe më shumë, por në pjesën e parë Gjimshiti goditi shtyllën, ndërsa Rej Manaj nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë disa minuta pas avantazhit të Shqipërisë, pasi topi kaloi pranë portës kundërshtare.

Në 45 minutat e para pati pak raste konkrete dhe rrjetat mbetën të paprekura. Kuqezinjtë dominuan lojën, por nuk arritën të konkretizonin. Kristian Asllani u afrua me një goditje dënimi në minutën e 17-të, por topi kaloi mbi portë. Pak minuta më vonë, në minutën e 22-të, Hoxha pati një mundësi tjetër, por u ndal nga mbrojtja andorrane.

Vetëm një minutë më pas, Hoxha tentoi një pasim për Laçin, por ky i fundit nuk arriti ta kapte topin për të finalizuar. Në minutën e 28-të, Andorra rrezikoi me një goditje të Rodrigos, i cili pa mbulim, dërgoi topin mbi portën e Strakoshës.


Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare në futboll po kryeson ndaj Andorrës me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Kristian Asllani në minutën e 67-të, pas një aksioni të shkëlqyer të organizuar nga kuqezinjtë.

Pas gjashtë ndeshjeve, pa përfshirë këtë përballje me Andorrën, Shqipëria mban vendin e dytë në tabelë me 11 pikë, pozicion që siguron kualifikimin në play-off-in për Botërorin e vitit të ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.


Pjesa e parë mbyllet pa gola: Shqipëria dominon, por nuk shënon ndaj Andorrës

Pjesa e parë e ndeshjes në Nou Stadio të Encampit mes Andorrës dhe Shqipërisë ka përfunduar pas 45 minutash lojë.

Gjatë këtij fraksioni u panë pak mundësi reale shënimi dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Shqipëria kishte kontrollin e lojës, por nuk arriti të finalizonte. Kristian Asllani iu afrua golit nga një goditje dënimi në minutën e 17-të, por topi përfundoi mbi traversë. Vetëm pak minuta më vonë, në të 22-ën, u krijua një tjetër mundësi, por tentativa e Hoxhës u ndal nga mbrojtja andorrane.

Menjëherë pas asaj mundësie, Hoxha tentoi t’i dërgonte një pasim Laçit, por ky i fundit nuk arriti ta kapte topin për ta shtyrë në rrjetë.

Në minutën e 28-të, Andorra rrezikoi seriozisht të merrte avantazhin, kur Rodrigo — i lënë i lirë nga mbrojtja shqiptare — goditi drejt portës, por topi fluturoi mbi traversën e Strakoshës.

Në sekondat shtesë të pjesës së parë, Gjimshiti ishte shumë pranë golit, pasi goditja e tij me kokë nga një këndore u ndal në shtyllë.

Kujtojmë se kjo ndeshje ka peshë të madhe për ekipin e Sylvinhos, që synon kualifikimin në play-off të Botërorit.

Aktualisht, Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, shtatë më pak se Anglia kryesuese, e cila sonte luan kundër Serbisë në Wembley.


Shqipëria nis përballjen ndaj Andorrës për play-off që mund ta dërgojë në botërorin historik

Në “Stadiumin e Ri” të Encampit ka startuar sfida mes kombëtares së Andorrës dhe Shqipërisë.

Ky impiant modern, i quajtur Nou Estadi, shërben si stadium kombëtar i Andorrës dhe i klubit Inter Club d’Escaldes, duke marrë vendin e ish-Estadi Nacional. I inauguruar në vitin 2025, ai mund të presë deri në 5.108 spektatorë.

Në shkallët e stadiumit ndodhen rreth dy mijë tifozë, mes tyre edhe shumë tifozë  kuqezi.

Kjo përballje ka rëndësi të madhe për skuadrën e drejtuar nga Sylvinho, e cila kërkon të sigurojë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit.

Për të ruajtur vendin e dytë në Grupin K, ku aktualisht numërojnë 11 pikë – shtatë më pak se Anglia kryesuese – kuqezinjtë janë të detyruar të dalin me fitore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button